Llapi shokon Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj”

Futboll

Llapi shokon Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj”

Nga: K.Goca Më: 4 tetor 2025 Në ora: 16:51
Pamje nga ndeshja

Llapi i Podujevës fiton me përmbysje më rezultat 2:1 ndaj Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. 

Llapi i trajnerit Tahir Batatina po kthehet në formën më të mirë duke shënuar fitoren e dytë radhazi.

Malisheva kaloi në epërsi në minutën e 57-të duke iu falënderuar golit të Besnik Feratit.

Llapi këndellet duke shënuar dy herë në vazhdim të takimit.

Futbollisti Axel Gnapi në minutën e 61-të barazoi rezultatin, ndërsa Muhamed Hyseni i sapo inkuadruar në lojë, realizoi për 1:2 në minutën e 85-të pas asistimit të Hasan Hysenit.

Llapi ngjitet në vend të gjashtë me 9 pikë e Malisheva mbeta e pesta me 10 sosh pas javës së tetë të elitës së futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat