Harry Kane: Rikthim në Premier League?

Futboll

Harry Kane: Rikthim në Premier League?

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 15:43
Harry Kane në mes

Harry Kane ka komentuar të ardhmen e tij pas këtij sezoni spektakolar që po kalon te Bayern.

Sulmuesi anglez ka edhe dy vite kontratë në Mynih. Ka disa muaj që raportohet se ai ka një klauzolë largimi, që e lejon të rikthehet te Tottenham.

Interes për të ka shfaqur edhe Barcelona. Anglezi, të paktën për tani, deklaroi se është i lumtur te Bayern.

“Po, mund të flasim për këtë. Kam pothuajse edhe dy vite kontratë.

Nuk është se jam në panik, sepse nuk jam në muajt e fundit të kontratës. Ndihem mirë.

Mendoj se drejtuesit janë të lumtur me mua dhe unë jam i lumtur me ta”, tha Kane për mediat gjermane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat