Arteta vlerëson lojtarin

Futboll

Arteta vlerëson lojtarin

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 11:40
Saka e Arteta

Trajneri Mikel Arteta vlerësoi arritjen “e pabesueshme” të Bukayo Saka, që ka arritur të përfshihet në 100 gola të Arsenal (gola dhe asist të tij) në Premier League në vetëm 200 ndeshje të luajtura.

23-vjeçari shënoi nga penalltia teksa “topçinjtë” fituan 2-0, duke i vendosur ata në krye të Premier League.

Ai bëhet vetëm lojtari i tetë që arrin këtë rekord për Arsenal, me totalin e tij prej 55 golash dhe 45 asistesh.

“Kur i shikon këto shifra është e pabesueshme. Mosha e tij, ajo që po bën, mënyra se si po e bën, janë vërtet mbresëlënëse. Ky është lloji i lojtarëve që na duhen për të arritur atë që duam”, u shpreh Mikel Arteta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat