Fernandes flet për “transferimin” në Arabi

Futboll

Fernandes flet për “transferimin” në Arabi

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 12:39
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes ka mohuar zërat për një transferim në Arabinë Saudite.

Kapiteni i Manchester Unitedit u përfol shumë gjatë verës se mund të ndryshojë adresë, por ai ka hedhur poshtë këto spekulime.

“Jam i lumtur këtu. Përndryshe, nuk do të kisha qëndruar… Më pëlqen ta shijoj momentin”, ka thënë Bruno Fernandes.

“Kalimi në Arabinë Saudite? Është një skenar i pamundur për t’u imagjinuar, sepse nuk është diçka që është diskutuar më me mua.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat