Shqipëria shumë e fortë
Shqipëria ka dhuruar lojë shumë të mirë në pjesën e dytë, ku i mjaftoi për fitore të thellë në miqësore, me rezultat 4:2 ndaj Jordanisë.
Ndeshja është zhvilluar në “Air Albania”, ku ishin të pranishëm mbi 5 mijë shikues.
Panë 6 gola të bukur sidomos eurogolin e futbollistit Arbër Hoxha dhe Armando Broja me mjeshtrin e kaloi me parabollë portierin Abulail.
6 gola në Tiranë, Shqipëria spektakolare, kësaj radhe në miqësore.
Shqipëria – Jordania 4:2
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 5.000
Gjyqtar: L. Fahndrich (Zvicra).
Shënues:Abualnadi (40' - autogol), Broja (65'), Hoxha (75') , Bajrami (79') - Al Rashdan (27'), Olwan (90').
Shqipëria: Dajsinani, Balliu (Hysaj 77'), Mihaj, Gjimshiti (Cake 46'), Mitaj (Aliji 77'), Asllani, Shehu (Ramadani 46'), Bajrami, Asani (Gripshi 46'), Hoxha dhe Daku (Broja 61').
Jordania: Abulail, Abualnadi, Al Hourani (Al Rosan 71'), Nasib, Ibrahim Sa'deh, Al Quraishi (Smeeri 78'), Al Rashdan (Al Rawabdeh 90+1'), Tamari, Zakho, Olwan dhe Al Naimat (Al Mardi 72').
Pas Serbisë që pësoi tronditje nga shqiptarët në ndeshjen kualifikuesve për në Kampionatin Botëror, tronditjen e radhë, por në miqësore e pësoi Jordania.
Në minutën e 18-të, portieri i Shqipërisë, Dajsinani, shpëtoi gol të sigurtë. Futbollisti Balliu gaboi me pasim të topit duke ia dhuruar jordanezit Tamari, i cili doli i vetmuar, por goditja e tij ndalet në trupin e portierit shqiptar.
Në minutën e 27-të, mbrojtja e Shqipërisë sikur në gjumë, ndërsa futbollisti Al Rashdan nga 10-11 metra goditi bukur me kokë e në këndin e poshtëm të majtë, 0:1.
Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë (40’), Nedim Bajrami kaloi një futbollist i cili pasoi, por Abualnadi duke evituar rrezikun shënoi autogol, 1:1.
Në minutën e 45+2-të, futbollisti Al Naimat pati rast të qind për qind megjithatë portieri shqiptar reagoi bukur.
Në minutën e 65-të, Armando Broja me veprimin e tij mjeshtëror parabolloj Abulail duke realizuar për 2:1.
Në minutën e 75-të, futbollisti Arbër Hoxha kaloi një futbollist dhe nga një pozitë si anash rreth 25 metra dërgoj një projektil duke shënuar eurogol në këndin e majtë të epërm, 3:1.
Në minutën e 79’ Shqipëria thelloi rezultatin, 4:1. Autor i golit Nedim Bajrami.
Në minutën e 90-të mysafirët ngushtuan humbjen në 4:2. Olwan shënoj.