Letonia shpartallohet keq në konak të vetin, duke pësuar humbje me rezultat 5:0 nga Anglia, në ndeshjen e vlefshme të Grupit K të kualifikueseve në Kampionatin Botëror në futboll.
Anglezët dominuan takimin në Riga.
Gordon (26'), Kane (44' e 45+4 - nga penalltia), Tonisevs (59'), Eze (86’) – shënuan për fitoren e thellë.
Anglia kryeson me 18 pikë, pasojnë Shqipëria me 11, Serbia 10, Letonia 5 e Andorra 1 pikë..