Shkëndija fiton thellë

Futboll

Shkëndija fiton thellë

Nga: K.G. Më: 16 tetor 2025 Në ora: 20:44
Pamje nga ndeshja

Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut, skuadra e Shkëndijës së Tetovës, shfrytëzoi pushimin në kampionat për shkak të kombëtareve dhe sot në stadiumin e qytetit në Tetovë zhvilloi ndeshje miqësore me Bashkimin. 

Skuadra nga Tetova triumfoi bindshëm me rezultat 5:1 ndaj Bashkimit.

Kjo miqësore ishte e mirëseardhur për të dy ekipet. 

Nga ana tjetër Shkëndija synon të mbajë formën jo vetëm për kampionat por edhe për Conference League.

"Qëllimi i të dy trajnerëve ishte mbajtja e ritmit garues dhe ofrimi i minutazhit për të gjithë futbollistët.

Për këtë arsye, palët u dakorduan që ndeshja të zhvillohet në katër pjesë nga 30 minuta, me ndryshim të plotë të formacioneve pas çdo 60 minutash (te Shkëndija vijuan më gjatë vetëm Amzai, Fetai dhe Ajeti).

Ndeshja nisi me dominim të Shkëndijës, që krijoi disa raste të pastra. Në minutën e 31-të e Krasniqi shërbeu bukur për Kërstevski, i cili kaloi portierin dhe shënoi për 1:0. Në minutën e 43-të, Ibraimi fitoi dhe realizoi një penallti, pas një pasimi të shkëlqyer nga Tamba, duke dyfishuar epërsinë (2:0).

Pas pushimit, Liçina i Bashkimit devijoi gabimisht në portën e vet pas harkimit të Trumçit për 3:0, ndërsa më pas Jakupi (107’) pas asistit të Qakës shtoi rezultatin në 4:0. Bashkimi ngushtoi përkohësisht në 4:1 me golin e Hebib Saitit (110’), por rezultatin përfundimtar 5:1 e vulosi Spahiu (114’) pas asistit të Ademit", njofton KF Shkendija..

SHKËNDIJA-BASHKIMI 5:1 (3:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Golashënues: Kërstevski 31’, Ibraimi 43’ (pen.), Liçina (autogol) 57’, Jakupi 107’ dhe Spahiu 114’ (Shkëndija), ndërsa H. Saiti 110’ (Bashkimi) 

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Fetai, Belica, Ajeti, Zejnullai, Alhassan, Tamba, Krasniqi, Kërstevski, Ibraimi (c).

Luajtën edhe: Murati, Webster, Qaka, F. Ramadani, Mazari, Jakupi, Spahiu, Ademi, Ramani, Meliqi dhe Ceka.

Trajner: Jeton Beqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat