Rey Manaj “çan” rrjetën edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe

Futboll

Rey Manaj “çan” rrjetën edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 16:39
Al Sharjah

Pas golit në Leskovc, Rey Manaj “çan” rrjetën edhe në Emiratet e Bashkuara ArabeRey Manaj po kalon formë të jashtëzakonshme.

Pas golit vendimtare ndaj Serbisë në Leskovc, duke i dhënën 3 pikët “jetik” Shqipërisë për “ëndrrën” drejt Kupës së Botës, sulmuesi lushnjar para pak minutash ka gjetur edhe golin me ekipin e Al Sharjah.

Skuadra e bomberit shqiptar po luan kundër Al Dhafra, ndërsa pjesa e parë është mbyllur 2 – 0, java e 6-të. Manaj e gjeti rrugën e rrjetës në “fyrmën e fundit” të pjesë së parë, ashtu siç bëri ndaj Serbisë.

Pas 6 ndeshje të luajtura në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, 28-vjeçari numëron 2 gol, shto edhe 2 të tjerë në Champions League të Azisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat