Drita triumfon në finish ndaj Malishevës

Futboll

Drita triumfon në finish ndaj Malishevës

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2025 Në ora: 14:55
Pamje nga ndeshja

Drita, kampion në fuqi, mezi e ka mposhtur (2:1) me Malishevën, në takimin e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Drita ndali tre pikë në finish të takimit.

Një finish dramatik dhe një fitore e madhe për Dritën.

Pjesa e dytë ka qenë mjaft interesante e me tre gola.

Për Dritën shënuan Besnik Krasniqi (67’ – nga penalltia), Albert Dabiqaj (87’) dhe për udhëtuesit Xhemajl ibishi (80’).

Drita renditet në vend të katërt me 14 pikë e Malisheva është në vend të gjashtë me 10 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat