Daja luan me 5 sulmues

Futboll

Daja luan me 5 sulmues

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 16:04
Daja

Egnatia dhe Dinamo përballen sot në një ndeshje të parë mes tyre në këtë sezon, ku të gjithë i shohin si pretendentët kryesorë për të fituar trofetë.

Rrogozhinasit e kanë nisur si zakonisht kampionatin duke qenë pranë kreut, ndërsa për kryeqytetasit starti ka qenë pak më i komplikuar dhe situata është rregulluar vetëm falë dy fitoreve të fundit.

Ashtu siç pritej, Tetova nuk ka bërë lëvizje në rreshtimin e skuadrës së tij në krahasim me ndeshjet e kaluar, ndërsa Daja nuk ka kursyer forcat në sulm duke hedhur nga minuta e parë Nani, Vila, Bregu, Qardaku dhe Guindo.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Haime, Ndreca, Aleksi, Fernando, Albanese, Selmani, Ruçi, Buriç.
Trajner: Edlir Tetova

DINAMO: Teqja, Ferreira, Dita, Aliji, Lorran, Gudiabi, Nani, Qardaku, Bregu, Vila, Guindo.
Trajner: Ilir Daja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat