888 gola në karrierën e tij

Futboll

888 gola në karrierën e tij

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 16:04
Lionel Messi

Lionel Messi mbylli sezonin e rregullt të MLS me një hat-trick spektakolar kundër Nashville, duke vazhduar ta shkruajë historinë e tij legjendare në futboll.

Ylli i Inter Miami këtë sezon regjistroi 29 gola dhe 19 asistime, shifra që e vendosin në një nivel krejt tjetër në kampionatin amerikan.

Me këto gola, Messi ka arritur në 888 gola në karrierë, prej të cilëve 70 me Inter Miamin dhe 50 në MLS.

Ky ishte hat-trick-u i 60-të në karrierën e tij profesionale, një tjetër dëshmi e konsistencës dhe madhështisë së tij.

Pas shpalljes si MVP i MLS sezonin e kaluar, gjithçka tregon se Messi është gati ta fitojë sërish këtë çmim, duke udhëhequr Miamin drejt “playoff”-eve me stil dhe klas të rrallë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat