Një mbrëmje për t’u harruar për Napolin

Futboll

Një mbrëmje për t’u harruar për Napolin

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 12:27
Conte

Humbja e thellë me 6 gola të pësuar ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve, shënon herën e parë në historinë e klubit që skuadra napolitane pëson kaq shumë në një ndeshje të kompeticioneve evropiane.

Për më tepër, kjo është hera e parë që Napoli pëson të paktën gjashtë gola në një takim që nga 21 dhjetori 1997, kur u mund 3–6 nga Sampdoria në Serinë A.

Tifozët e Napolit, të mësuar me spektaklin e viteve të fundit, panë një skuadër të çakorduar, pa ide dhe pa reagim përballë furisë së kundërshtarëve.

Problemet në mbrojtje u dukën të thella. mungesë koordinimi, hapësira të tepërta mes linjave dhe një mungesë totale e presionit në rikuperim. Edhe portieri, që shpesh ka qenë shpëtimtari i skuadrës, nuk mundi të ndalojë një katastrofë të paralajmëruar.

Analistët italianë e kanë quajtur këtë ndeshje “një alarm serioz” për Napolin, që duhet të reagojë menjëherë për të shmangur një krizë të plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat