Dortmundi me penallti kualifikohet

Futboll

Dortmundi me penallti kualifikohet

Nga: K.G. Më: 28 tetor 2025 Në ora: 23:01
Dortmundi

Skuadra e Dortmundit është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Gjermanisë në futboll. 

Dortmundi ngadhënjeu me penallti me rezultat 4:2 ndaj Eintrachtit. 

Ndeshja mes Eintracht Frankfurtit dhe Dortmundit në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1). 

As pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati ndryshim rezultati. 

Për Eintrachtin shënoi Knauff (7') dhe për Dortmundin Brandt (48').

Nga penalltitë për Dortmundin realizuan Silva, Sule, Chukwuemeka e Nmecha dhe për Eintracht Uzun e Batshuayi, ndërsa dështuan Doan e Chaibi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat