Tifozi i Leipzigut vdes në stadium

Futboll

Tifozi i Leipzigut vdes në stadium

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2025 Në ora: 12:08
Stadiumi

Një tragjedi e madhe ndodhi në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë midis Leipzig dhe Cottbus.

Një tifoz u rrëzua me të hyrë në stadium para fillimit të ndeshjes.

Ai u rrëzua me t'u afruar tribunave dhe ambulanca reagoi menjëherë.

Megjithatë, mjekët vetëm konfirmuan vdekjen e tifozit.

Klubi gjithashtu lëshoi një deklaratë zyrtare gjatë ndeshjes për shkak të tragjedisë.

“Kemi marrë lajmin e trishtueshëm se një tifoz i Leipzigut ka humbur betejën dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Leipzig fitoi me rezultat 4:1 dhe kualifikohet në të tetën e finales.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat