Ramadani bëhet i pandalshëm te skuadra e Lecces

Futboll

Ramadani bëhet i pandalshëm te skuadra e Lecces

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 11:39
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani është duke bërë një sezon mjaft të mirë në kampionatin italian me skuadrën e Lecces.

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë është kthyer në titullar të padiskutueshëm te skuadra e tij, teksa në Itali e vlerësojnë maksimalisht edhe për kilometrat që bën nëpër ndeshjet e zhvilluara.

Në takimin ndaj Udinezes, Ramadani ka vrapuar për më shumë se 11 kilometra dhe ka aktualisht një mesatare që arrin në 10 kilometra për ndeshje.

Në skuadrën e Leçes, askush nuk i ka këto parametra deri në këtë pikë të kampionatit, ndërkohë që edhe në Serinë A italiane, janë të paktë futbollistët që kanë vrapuar më shumë se mesfushori i kombëtares kuqezi.

Ramadani po luan në Serinë A me Leçen sezonin e tij të tretë dhe deri më tani, ka qenë ndër lojtarët më të dalluar. Së bashku me të në mesfushë, vendin e titullarit e ka fituar edhe mesfushori tjetër shqiptar, Medon Berisha që edhe realizoi në sfidën ndaj Udinezes, aty ku Ramadani vrapoi plot 11 kilometra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat