Zyrtarizimi i largimit është çështje orësh?

Futboll

Zyrtarizimi i largimit është çështje orësh?

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 19:03
Orges Shehi e Arsim Kabashi

Orges Shehi larg Ballkanit, zyrtarizimi i ndërprerjes së bashkëpunimit pritet të bëhet në orët në vazhdim.

Siç bëhet e ditur, trajneri durrsak nuk ka dalë në stërvitjen e sotme për të drejtuar skuadrën nga Theranda.

Është në bisedime me drejtuesit e klubit për detajet e fundit të ndarjes, zyrtarizimi i divorcit është çështje orësh.

Arsyet e kësaj ndarje janë kryesisht financiare, por dhe merkato e bllokuar. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që Shehi të rikthehet në Superiore.

Prania e tij në ndeshjen mes Teutës dhe Partizanit ka krijuar jo pak hamendësime, por një pistë është edhe Tirana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat