Erkan Murseli, në bisedime me Rabotniçkin

Futboll

Erkan Murseli, në bisedime me Rabotniçkin

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 16:10
Murseli

Erkan Murseli është në bisedime për të qenë pjesë e stafit teknik të Rabotniçkit nga Shkupi.

Murseli pritet të emërohet trajner i parë i trajnerit kryesor.

Kujtojmë që, prof. Erkan Murseli arriti sukses historik me KF Shkëndija e Haraçinës, duke e ngjitur në Ligën e dytë, pas shumë vitesh. 

Ai për një dekadë ishte në Akademinë e FC Shkupi, duke fituar katër tituj, ka shkruar “Open.TV në Maqedoni.

Rabotniçki nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Ligën e Parë, duke u gjendur në pjesën e poshtme të renditjes tabelore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat