Kosova hyn për fitore në 'finalen' kundër Sllovenisë

Futboll

Kosova hyn për fitore në 'finalen' kundër Sllovenisë

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 16:28
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet përgatitjet për ndeshjen e parë vendimtare të këtij muaji në kualifikimet e Botërorit 2026 kundër Sllovenisë, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë.

Edhe në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vënë theksin te aspektet taktike, duke punuar intensivisht në tranzicionin e lojës mes reparteve.

Lajmi më i mirë është se të gjithë futbollistët janë në gjendje të shkëlqyer fizike dhe të gatshëm për lojë.

Atmosfera brenda kampit të Dardanëve është tejet pozitive.

Të gjithë e presin me padurim këtë ndeshje me besim të lartë për një rezultat pozitiv, i cili do t’i siguronte Kosovës pjesëmarrjen në 'play-off', por njëherësh do ta mbante edhe në garë për kualifikim direkt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat