Pensionohet nga futbolli

Futboll

Pensionohet nga futbolli

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 00:05
Manchester City

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Fernandinho ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.

Braziliani 40-vjeçar pati një karrierë shumë të suksesshme në futbollin evropian dhe me kombëtaren ”Selecao”.

Fernandino e nisi karrieren te skuadra braziliane Athletico-PR, atye edhe ku luajti për herë të fundit.

Lamtumira e Fernandinhos me futbollin profesionist u zhvillua gjatë një ndeshjeje bamirësie të mbajtur në Arena da Baixada në Curitiba të mërkurën.

“Jam tashmë i lodhur. U lodha vetëm duke vrapuar për pak më shumë se 30 minuta sot.

Nuk ka asgjë në futboll që më motivon më; kam arritur gjithçka që kam dashur në këtë sport. ;Kam shfrytëzuar sa më shumë çdo mundësi.'

Tani, është koha të shijoj jetën me familjen time”, deklaroi Fernandinho.

40-vjeçari kulmin e karrierës e pati te Manchester City, ku qëndroi për nëntë sezone, nga viti 2013 deri në 2022.

Braziliani sa ishte pjesë e cityzens fitoi pesë tituj të Premieligës, gjashtë tituj të Carabao Cup, një FA Cup dhe një titull të Community Shield..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat