Mbrojtësi i Shqipërisë në “ankth”

Futboll

Mbrojtësi i Shqipërisë në “ankth”

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 20:56
Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti

Ardian Ismajli duket se është “mallkuar” këtë sezon futbollistik.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk po ia arrin që të gjejë formën optimale, për shkak të problemeve të shumta fizike.

Edhe së fundmi në Serie A, lojtari i Torinos e ndoqi nga stoli sfidën përballë Comos. Shkak për këtë u bënë problemet muskulore, të cilat i kishte shfaqur edhe gjatë grumbullimit me Shqipërinë.

Për mbrojtësin 29-vjeçar kjo është hera e 3-të që nuk ia del të jetë i gatshëm për këtë sezon. Madje, ai rrezikon ndeshjen e radhës në kampionat, atë përballë Lecces së Ylber Ramadanit e Medon Berishës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat