Cristiano Jr ndez radarët e Real Madrid

Futboll

Cristiano Jr ndez radarët e Real Madrid

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 19:41
Cristiano Jr

Cristiano Jr po bën bujë te kombëtarja e Portugalisë U15 dhe tashmë ka marrë ftesë edhe te grupmoshat U16, ndërkohë që po shkëlqen në akademinë e Al-Nassr.

Lëvizjet elitë, golat dhe besimi i tregojnë qartë ADN-në e CR7-së.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid po e ndjek nga afër të riun, dhe nëse vazhdon këtë ritëm, një kalim në “Santiago Bernabéu” në të ardhmen nuk do të ishte aspak surprizë.

Cristiano Jr duket se po ndjek hapat e babait, duke paralajmëruar një tjetër kapitull të madh të familjes Ronaldo në futbollin evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat