Situatë e rënduar shëndetësore e një tifozi në stadium

Futboll

Situatë e rënduar shëndetësore e një tifozi në stadium

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 18:08
Pamje

Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Lushnjës në Kategorinë e Parë, është ndërprerë në minutën e 81-të të saj për një situatë të pazakontë.

Në tribunën ballore, një tifoz vendas ka pësuar në situatë të rënduar shëndetësore dhe është kërkuar ndërhyrja e mjekëve.

Fillimisht ka qenë stafi i Skënderbeut që ka vrapuar me shpejtësi, për t’i ardhur në ndihmë, pastaj u kërkua ndërhyrja e ambulancës.

Ai është shoqëruar me urgjencë në spitalin e qytetit të Korçës, ndërsa ekipet pritën në fushë rikthimin e ambulancës për të mundësuar rifillimin e duelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat