Në 2 minuta “çmend” tifozët në “derbin” e shqiptarëve

Futboll

Në 2 minuta “çmend” tifozët në “derbin” e shqiptarëve

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 13:12
Pamje nga ndeshja

Aktualisht po zhvillohet sfida mes Lecce dhe Torino, e vlefshme për javën e 13-të të Serie A.

Në fushë kanë zbritur edhe futbollistët e Kombëtares dhe njëri prej tyre ka lënë shumë shpejt gjurmë.

Bëhet fjalë për Medon Berishën, i cili ka arritur të asistojë 2 herë për të kaluar në avantazh 2:0 të tijtë.

Fillimisht asistoi në minutën e 20-të dhe vetëm 2 minuta më pas dhuroi edhe asistin e dytë.

Për 22-vjeçarin ky është asisti numër 3 në këtë sezon në Serie A. Ndërkohë vlen të theksohet se te Lecce përveç Berishës po luan edhe Ylber Ramadani, ndërsa te Torino në fushë po luan edhe Kristjan Asllani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat