Tre talentë debutojnë për Llapin

Futboll

Tre talentë debutojnë për Llapin

Nga: K.G. Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 17:45
Blendion Llalloshi, Gentrit Jaha dhe Milot Nazifi

Skuadra e futbollit Llapit sot me shumë lehtësi kaloi në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës në futboll.

Në shprehje dolën edhe tre talentë të futbollit në përballje me Vjosën e Shtimjes, e cila u fitua me rezultat 4:1 nga llapjanët.

“Debutime të rëndësishme për tre talentët 19-vjeçarë: Blendion Llalloshi, Gentrit Jaha dhe Milot Nazifi.

Momenti i debutimit shënon fillimin e rrugëtimit të tyre në ekipin e parë.

Paraqitje që japin sinjale të mira për të ardhmen!”, thuhet nga KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat