Albion Rrahmani shënon golin vendimtar

Futboll

Albion Rrahmani shënon golin vendimtar

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 20:22
Albion Rrahmani

Sparta Praha ka siguruar kalimin në raundin tjetër të Kupës së Çekisë, pas një fitoreje me rezultat 2:1 në transfertë ndaj Artis.

Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi në minutën e 27-të me golin e John Mercados, por vendasit barazuan pak para fundit të pjesës së parë me anë të Quadri Adebayo Adediran.

Në pjesën e dytë, kur dukeshin se gjërat po përfundonin baras, në skenë doli Albion Rrahmani, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 89-të, duke vulosur fitoren e Sparta Praga 2:1 dhe kualifikimin tutje.

Ky gol ishte i veçantë për sulmuesin, i cili kishte kaluar një periudhë pa shënuar, dhe tashmë shpresohet se do t’i rikthejë ritmin normal sulmit të skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat