Vazhdon kriza e Vllaznisë

Futboll

Vazhdon kriza e Vllaznisë

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 18:47
Pamje nga ndeshja

Vora dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në stadiumin “Loro Boriçi”.

Asnjëra prej skuadrave nuk shkoi te goli, edhe pse rastet nuk munguan në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Superiore.

Vllaznia e Edi Martinit duket se është futur në krizë për fitoren, që mungon nga ndeshja me Dinamon.

Pas barazimit me Partizanin dhe humbjen ndaj Teutës, u regjistrua zhgënjimi i radhës në Shkodër.

Vora ndërkohë i gëzohet pikës së fituar, pasi mban vendin e shtatë në renditje.

Ky barazim për ekipin e Arjan Bellajt vjen pas rezultatit 1 me 1 ndaj Flamurtarit në Vlorë/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat