Kategoria e Parë merr vëmendjen

Futboll

Kategoria e Parë merr vëmendjen

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 12:05
Ndeshjet

Kategoria e Parë merr vëmendjen ditë e sotme, pasi ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 15-të të kampionatit.

Kështu 5 takime të kësaj jave do të zhvillohen ditën e sotme në 2 orare të ndryshme.

Luftëtari pret Lushnjen, ndërkosa Kastrioti sfidon Apoloninë, teksa Korabi përballet me Laçin dhe Kukësi do të matë “forcat” me Ilirinë. Të 4 këto përballje do të startojnë në të njëjtën orë, 13:30.

Ndërkohë dueli i fundit i ditës së sotme do të luhet në orën 15:30, ku e gjjithë vëmendja do të jetë në Korçë, aty ku Skënderbeu pret Pogradecit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat