Guardiola vlerëson sulmuesin

Futboll

Guardiola vlerëson sulmuesin

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 11:56
Guardiolal e Cherki

Manchester City përgatitet për ndeshjen ndaj Real Madrid në mesjavë në Champions League.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Pep Guardiola ka folur për sulmuesin e ri Rayan Cherki, vetëm 22 vjeç.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, ai realizoi 2 asist për “citizens”, ndaj Guardiola e ka vlerësuar performancën e tij: “Rayan është një lojtar i jashtëzakonshëm. Kaq i ri. Ai ka një personalitet të madh, duke u përmirësuar gjatë gjithë kohës”.

“Rayan na jep pasime shtesë dhe nuk ka frikë.

Ai ka diçka të veçantë kur afrohet në zonën kundërshtare. Ajo që admiroj më shumë nuk janë aftësitë, më pëlqen thjeshtësia”, shtoi Guardiola.

Në fund, trajneri spanjoll komentoi: “Ajo që mësova nga Lionel Messi është që të mos bëjë kurrë gabime me gjërat e thjeshta. Kurrë. Gjërat e thjeshta ai i bën në mënyrë të përsosur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat