Gjimshiti mungon të paktën 3 javë

Futboll

Gjimshiti mungon të paktën 3 javë

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 15:34
Berat Gjimshiti

Gjimshiti mungon të paktën 3 javë!

Mbrojtësi i shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili pësoi një dëmtim në fillim të pjesës së dytë të shtunën e kaluar në ndeshjen e kampionatit italian kundër Cagliarit, do të mungojë për afërsisht tre javë.

Kapiteni i kombëtares shqiptare ka një këputje të shkallës së parë në muskulin e bicepsit femoris të djathtë.

Ai me siguri do të humbasë ndeshjet kundër Genoas dhe Interit më 21 dhe 28 dhjetor, si dhe ato kundër Romës dhe Bolonjës më 3 dhe 7 janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat