5 gola dhe spektakël në “Adush Muça”

Futboll

5 gola dhe spektakël në “Adush Muça”

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 16:18
Bylis - Elbasani

Ka përfunduar me një rezultat befasues ndeshja Bylis – Elbasani, 3:2 për ballshiotët.

Sulmuesi i Bylisit Ibrahim Mustapha shënoi i vetëm 3 gola, duke “gjunjëzuar” rivalin.

Bomberi nigerian e gjeti rrugën e rrjetës në minutat 44, 48’ dhe 55’.

Kundërpërgjigja e Elbasanit me Loukli dhe Tsague nuk mjaftoi.

Pas 17 javësh kampionat, ekipi i Ivan Gvozdenovic e ka humbur kreun, 2 pikë më pak se Egnatia kryesues, ndërsa ekipi ballshiot mban pozitën e 7-të me 18 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat