Drita - Prishtina, formacionet zyrtare

Futboll

Drita - Prishtina, formacionet zyrtare

Nga: K.G. Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 12:52
Formacioni i Dritës

Kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit, ndeshet sot (13.00) me fituesin e Kupës së Kosovës, Prishtinën, në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së 13-të.

Prishtina kërkon pikë të plota në Gjilan që të barazohet me pikë me liderin Ballkanin.

Drita ka përparësinë e terrenit dhe synon fitore që të jetë sa më afër kreut.

Image

Formacioni i Prishtinës

Ballkani kryeson me 33 pikë, pasojnë Prishtina 30, Dukagjini 29, Malisheva 27, Drita 26, Gjilani 26 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat