Sulmuesi nga Kosova, Florent Hasani, gjithnjë e më i frikshëm për skuadrat rivale.
Hasani shënoi e asistoi për fitoren e Bolusporit, me rezultat 4:1 në konak të Serik Spor-it, në ndeshjen e javës së 19-të të Ligës së Parë të Turqisë (Kategoria e Dytë).
Hasani shënoi në minutën e 69-të dhe asistoi në golin e katërt në minutën e 90+3.
Për Boluspor realizoi Martynov (7' - autogol), Davas (35'), Hasani (69'), Alici (90+3') dhe për vendasit Celenk (13').
Ozcan i Serik Spor u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 63-të.
Boluspor është në vend të 8-të me 29 pikë e Serik Spor në të 12-tin me 26 sosh.
Hasani është i dyti në listën e shënuesve me 14 gola ka një me pak se Diagne Amedsporit.