Alexander-Arnold stërvitet me skuadrën

Futboll

Alexander-Arnold stërvitet me skuadrën

Më: 2 janar 2026 Në ora: 14:05
Alexander-Arnold

Kjo pasi që në natën e fundit të vitit që lamë pas, Kylian Mbappe pësoi një lëndim që e lë jashtë fushës, shumicën e muajit janar.

Ai s’do të jetë prezent as për ndeshjet e Superkupës së Spanjës, që zhvillohen në Arabinë Saudite.

Por ka edhe lajme të mira, pasi që Trent Alexander-Arnold është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvitet me skuadrën.

Se a do të aktivizohet për ndeshjen e parë të Realit për këtë vit ndaj Real Betisit mbetet të shihet.

Ndeshja kujtojmë se luhet të dielën, në “Santiago Bernabeu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat