Leeds i fortë edhe për Manchester Utd

Futboll

Leeds i fortë edhe për Manchester Utd

Nga: K.G. Më: 4 janar 2026 Në ora: 15:19
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Leeds Utd ka shtatë ndeshje që nuk njeh humbje.

Pas barazimit (0:0) në “Anfield” me Liverpoolin, Leeds Utd sot para shikuesve të vet ndahet baras (1:1) me Manchester Utd. 

Duket se Leeds Utd është specializuar për barazime, nga 20 ndeshje ka 7 barazime, 5 fitore e 8 humbje në Premier League,

Manchester Utd sërish zhgënjeu, duke marrë vetëm një pikë në konak të Leeds Utd.

Për Leeds shënoi futbollisti Aaronson (62') dhe për Manchester Utd realizoi Cunha (65').

Leeds zë vendin e 17-të me 22 pikë dhe Manchester Utd të 5-tin me 31 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat