Marseille ngec në garën për titull

Futboll

Marseille ngec në garën për titull

Më: 4 janar 2026 Në ora: 20:20
Pamje nga ndeshja

Olympique Marseille ka humbur në shtëpi 0-2 nga Nantesi në xhiron e 17-të të Ligue 1.

Fabien Centonze, 31’ dhe Remy Cabella, 88’ (p), shënuan për mysafirët që shfrytëzuan dy kartonët e kuq që mori gjiganti francez.

Ishte së pari Artur Vermeeren që u skuq në minutën e 26-të, e pastaj Bilal Nadir mori dy kartonë të verdhë brenda tre minutash, 54’ dhe 56’.

Me këtë humbje ata tani numërojnë 32 pikë në vendin e tretë, tetë më pak se Lensi që mban vendin e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat