Gjilani njofton largimin e Aganspahiqit

Futboll

Gjilani njofton largimin e Aganspahiqit

Më: 11 janar 2026 Në ora: 12:08
Almir Aganspahiq

Gjilani ka njoftuar largimin e një lojtarit të tyre gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për Almir Aganspahiq, i cili largohet pas një viti në skuadër, me klubin gjilanas që doli me një njoftim në faqen e tyre zyrtare.

“Klubi e falënderon Almir Aganspahiq për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij në Gjilan dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive”, shkruhet në njoftimin e Gjilanit.

Aganspahiq, numëron 28 paraqitje me Gjilanin ku ka shënuar plot 8 gola me fanellën e kuqe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat