Gjimshiti lë pas dëmtimin

Futboll

Gjimshiti lë pas dëmtimin

Më: 20 janar 2026 Në ora: 16:09
Berat Gjimshit

Berat Gjimshiti ka kapërcyer dëmtimin e pësuar më 10 janar në përballjen Atalanta–Torino dhe këtë javë është rikthyer plotësisht në stërvitje me ekipin bergamask.

Mbrojtësi shqiptar është sërish në dispozicion të stafit teknik dhe gjendja e tij fizike vlerësohet pozitive.

Madje, nuk përjashtohet mundësia që Gjimshiti të zbresë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës kundër Athletic Bilbaos, e planifikuar të luhet të mërkurën.

Ky rikthim përfaqëson një lajm të rëndësishëm jo vetëm për Atalantën, por edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila kohët e fundit ka marrë sinjale pozitive edhe nga rikuperimi i Ardian Ismajlit te Torino.

Dëmtimet në repartin e mbrojtjes kishin ngritur shqetësime në fillim të janarit, por situata tashmë duket e stabilizuar.

Rikthimi i titullarëve u jep më shumë qetësi stafit teknik dhe tifozëve kuqezi, sidomos në prag të sfidave vendimtare të play-off-it të Botërorit, ku Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars në Varshavë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat