Gjeti rilindjen me ardhjen e trajnerit të ri

Futboll

Gjeti rilindjen me ardhjen e trajnerit të ri

Më: 20 janar 2026 Në ora: 16:16
Kobbie Mainoo

Në futboll, mjafton një moment që gjithçka të ndryshojë.

Kjo ndodhi me Kobbie Mainoo, i cili gjeti rilindjen me ardhjen e Michael Carrick në pankinën e Manchester United.

Pas muajsh në stol nën drejtimin e Ruben Amorim, pa iu lejuar huazimi për të gjetur hapësira aktivizimi, 20-vjeçari anglez u rikthye menjëherë në ekipin e parë nga trajneri i ri, duke iu dhënë fund zërave për një transferim të mundshëm te Napoli.

Titullar në derbin e Manchesterit ndaj City dhe protagonist me një paraqitje të shkëlqyer në mesfushë, Mainoo ka bindur klubin.

Ai është pjesë e së tashmes dhe së ardhmes së Manchester United, mjafton të ruajë këtë nivel, shkruan “Daily Mail”.

Carrick “hoqi zinxhirët” që Amorim ia kishte vendosur Mainoo. Madje në dhjetor, vëllai i tij Jordan u pa në “Old Trafford” me bluzën “Free Kobbie Mainoo”.

Me besimin e Carrick dhe mesfushën e formuar me Casemiro e Bruno Fernandes, skuadra u rrit dhe mposhti City 2-0. Projekti do të ndërtohet rreth produktit të akademisë, Mainoo nuk lëviz nga “Old Trafford”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat