Dukagjini i Klinës po përgatitet me intensitet në tokën turke.
Në kuadër të përgatitjeve po i zhvillojnë edhe ndeshjet miqësore.
Dukagjini e ka mposhtur me rezultat 1:0 ekipin Arkadak.
Autor i golit është futbollisti Mërgim Pefqeli.
Synimi i skuadrës nga Klina është që të janë sa më të përgatitur për pjesën e dytë të kampionatit.
Dukagjini e mbylli vjeshtën në vend të tretë me 29 pikë të mbledhura, 4 më pak se kampioni vjeshtor Ballkani.