Girona paguan shumën simbolike

Futboll

Girona paguan shumën simbolike

Më: 20 janar 2026 Në ora: 18:08
Marc-André ter Stegen

Detaje të reja financiare janë zbuluar lidhur me huazimin e Marc-André ter Stegen nga Barcelona te Girona, një marrëveshje që rezulton jashtëzakonisht e favorshme për klubin katalanas të Gironës.

Sipas gazetarit Nil Solà, Barcelona do të mbulojë rreth 90% të pagës së portierit gjerman deri në fund të sezonit, ndërsa Girona do të paguajë vetëm rreth 500 mijë euro.

Kjo shumë është dukshëm më e ulët nga sa ishte raportuar fillimisht dhe e bën operacionin shumë të leverdishëm për Gironën, e cila me një kosto të ngjashme me atë që kishte për Dominik Livaković, siguron një portier me përvojë të jashtëzakonshme në nivelet më të larta të futbollit europian.

Ter Stegen nuk udhëtoi me skuadrën e Barcelona-s së drejtuar nga Hansi Flick drejt Pragës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Slavia Pragës, pasi klubi i ka dhënë leje të plotë për të mbyllur dokumentacionin final të huazimit, i cili është dakordësuar që prej ditës së djeshme.

Nga ana e Barcelonës, kjo lëvizje nuk lidhet aq me kursime financiare, sa me zgjidhjen e një çështjeje sportive, duke qenë se portieri ka ende kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Klubi pranon të mbajë barrën kryesore të pagës për të garantuar stabilitet në menaxhimin e skuadrës.

Sa i përket vetë Ter Stegen-it, qëllimi i tij është i qartë: të luajë rregullisht te Girona për të ruajtur formën dhe për të forcuar shanset që të rikthehet si portieri numër një i Gjermanisë, nën drejtimin e Julian Nagelsmann, në prag të Botërorit.

Një marrëveshje që u shërben të gjitha palëve, por sidomos Gironës, e cila fiton shumë me një kosto minimale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat