Liria fiton ndaj Ramiz Sadikut

Futboll

Liria fiton ndaj Ramiz Sadikut

Nga: K.G. Më: 21 janar 2026 Në ora: 15:30
Pamje nga ndeshja

Skuadra e elitës së futbollit dhe të Ligës së Parë të Kosovës, po zhvillojnë ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit.

Sot janë takuar Liria e Prizrenit dhe Ramiz Sadikut.

Liria e ka fituar ballafaqimin me rezultat minimal 1:0 ndaj Ramiz Sadikut të Prishtinës.

“Golin për ekipin tonë e realizoi Feldis Mustafi”, shkruan në faqen e FC Liria.

Skuadra prizrenase renditet në vend të pestë me 36 pikë në pjesën vjeshtore, pesë më shumë se Ramiz Sadiku në vendin e shtatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat