Amir Abrashi rikthehet nga lëndimi

Futboll

Amir Abrashi rikthehet nga lëndimi

Më: 23 janar 2026 Në ora: 16:05
Amir Abrashi

Amir Abrashi është rikthyer në stërvitje te skuadra e Grasshoppersit, pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit muskolar.

35-vjeçari do të jetë në dispozicionin e trajnerit, Gerald Scheiblehner për ndeshjen e së shtunës ndaj Lausanne-Sport,.

“Ai nuk është vetëm i rëndësishëm, por është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Ai është profesionist absolut dhe mishëron gjithçka që përfaqëdon futbollin profesional. Jam i lumtur që është rikthyer në stërvitje”, u shpreh trajneri i GS-së.

Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, luajti vetëm dy ndeshje këtë sezon.

Ai ka kontratë vetëm deri në fund të sezonit aktual.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat