Tottenham vihet pas Andrew Robertson të Liverpool

Futboll

Tottenham vihet pas Andrew Robertson të Liverpool

Më: 24 janar 2026 Në ora: 18:26
Robertson

Tottenham Hotspur po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të mbrojtësit të majtë të Liverpoolit, Andrew Robertson, në një nga lëvizjet më të papritura të këtij afati kalimtar.

Interesimi i "Spurs" ka marrë hov ditët e fundit, pasi klubi londinez po kërkon prej kohësh një mbrojtës të majtë që mund të japë ndikim të menjëhershëm.

Edhe pse Tottenham ka konfirmuar transferimin e nëntëmbëdhjetë vjeçarit Souza nga Santos, ky i fundit shihet më shumë si investim për të ardhmen dhe jo zgjidhje afatshkurtër.

Tridhjetë e një vjeçari ka humbur vendin titullar te Liverpool këtë sezon, duke u lënë pas nga Milos Kerkez. Deri tani, ai ka regjistruar vetëm katër ndeshje si titullar në Premier League, çka e bën një largim të mundshëm për të kërkuar më shumë minuta loje.

Një rol të rëndësishëm në këtë interesim ka edhe ardhja e John Heitinga si ndihmës-trajner te Tottenham. Heitinga ka punuar më parë me Robertsonin te Liverpool dhe mes tyre ekziston një marrëdhënie e mirë profesionale.

Sipas burimeve, Tottenham e vlerëson jo vetëm cilësinë teknike të Robertson, por edhe mentalitetin dhe përvojën e tij si lider në fushë, elemente që klubi mendon se i mungojnë skuadrës në momente kyçe.

Nga ana tjetër, Liverpool ka mundësinë të rikthejë Kostas Tsimikas nga huazimi te Roma, nëse Robertson largohet. Vendimi përfundimtar pritet të varet edhe nga roli i Robertson në prag të Kupës së Botës, ku ai pritet të jetë kapiten i Skocisë.

Nëse realizohet, transferimi te Tottenham do t’i ofronte Robertsonit më shumë hapësirë për lojë dhe një rol më të rëndësishëm në vazhdim të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat