Slot: Liverpool po vuan

Futboll

Slot: Liverpool po vuan

Më: 28 janar 2026 Në ora: 11:47
Arne Slot

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka pranuar se skuadra e tij po kalon një periudhë të vështirë për shkak të mungesës së balancës në lojë, pas humbjes 3-2 ndaj Bournemouthit që i ka nxjerrë “Reds” nga katërshja e parë në Premier League.

Edhe pse Liverpool ka fituar gjashtëmbëdhjetë ndeshje radhazi në garat evropiane në shtëpi, rezultatet e fundit në kampionat kanë rritur presionin mbi trajnerin holandez.

“Jemi shumë të mirë mes dy zonave, por kemi probleme serioze në të dyja portat.

Kjo është një mungesë e plotë balance”, ka deklaruar Slot, duke shtuar se përmirësimi në të dyja fazat e lojës është kyç për të shpëtuar sezonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat