Real Madrid pendohet pas krizës në sulm

Futboll

Real Madrid pendohet pas krizës në sulm

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 12:22
Perez

Kriza në repartin ofensiv të Real Madridit ka hapur debate në Valdebebas, veçanërisht për vendimin e huazimit të Endrickut.

Mungesat e njëkohshme të Vinicius Jr., Rodrygo dhe Jude Bellingham për ndeshjen ndaj Valencias kanë lënë skuadrën me shumë pak alternativa në sulm, duke e bërë Kylian Mbappenë praktikisht opsionin e vetëm të konfirmuar.

Sipas Diario AS, kjo situatë ka shtuar ndjesinë e pendesës brenda klubit për largimin e talentit brazilian te Lyoni.

Drejtuesit besojnë se Endricku do të kishte ofruar më shumë zgjidhje dhe fleksibilitet në një moment kaq të ndjeshëm të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat