Dardanët e rinj barazojnë në miqësore

Futboll

Dardanët e rinj barazojnë në miqësore

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 15:44
Kombëtarja e Kosovës U19

Kombëtarja e Kosovës U19 ka zhvilluar sot një ndeshje testuese ndaj Prishtinës U19 (2:2) në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit të këtij muaji.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku, së bashku me stafin teknik, pati mundësinë të vlerësojë nga afër performancën e futbollistëve të gjeneratës së re.

Kjo gjeneratë po përgatitet për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2027, të cilat zhvillohen në fund të muajit mars, ku Kosova bën pjesë në grup me Turqinë, Armeninë dhe Gjibraltarin.

Grumbullimi i Dardanëve U19 vazhdon edhe në dy ditët e ardhshme, por vetëm me futbollistë nga kampionati vendor, ku krahas futbollistëve aktual do t’u jepet mundësia edhe shumë lojtarëve tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat