Cubarsí: Ne besojmë te përmbysjet

Futboll

Cubarsí: Ne besojmë te përmbysjet

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 11:52
Pau Cubarsí

Pau Cubarsí tregoi ambicien e tij më të madhe në një intervistë për “Mundo Deportivo”. Qendërmbrojtësi katalanas është i bindur se mund ta evitojnë eliminimin nga Kupa e Mbretit pas humbjes 4-0 në “Metropolitano”, në gjysmëfinalen e parë. Ai përsëriti se Champions League mbetet objektivi kryesor i sezonit.

Gjithashtu tha se nuk e kupton pse VAR-i vonoi kaq shumë për ta anuluar golin e tij në fillim të pjesës së dytë.

“Atletico Madridi shënoi kaq shpejt, sa na i prishi planet. Na kushtoi të ishim protagonistë në ndeshje… Pauza prej gati 10 minutash na ndërpreu nisjen e mirë të pjesës së dytë. Jemi një grup që ka treguar se beson te përmbysjet dhe do të përpiqemi përsëri.

Sezoni i kaluar ishte spektakolar. Këtë vit ndoshta nuk e filluam mirë, por tashmë kemi marrë ritmin dhe kemi Superkupën. Do luftojmë deri në fund për Champions-in dhe të gjithë titujt e mundshëm”.

Pas largimit të Iñigo Martínez, Cubarsí ka marrë më shumë përgjegjësi.

Ai mbrojti stilin me linjën e avancuar: “Mund të pësojmë disa gola duke mbrojtur shumë lart, po jemi të besueshëm dhe dimë se mund t’i përmbysim ose fitojmë ndeshjet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat