Arijanet Muriç titullar, Sassuolo fiton bindshëm

Futboll

Arijanet Muriç titullar, Sassuolo fiton bindshëm

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 23:02
Sassuolo

Sassuolo ka triumfuar me rezultat 3:0 ndaj ekipit Verona në javën e 26-të të Serie A.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ishte titullar dhe pati paraqitje të mirë.

Golat u realizuan nga futbollistët Andrea Pinamonti në minutën e 40-të dhe Domenico Berardi në minutat 44 dhe 62.

Sassuolo renditet në vendin e tetë me 35 pikë, ndërsa Verona mbetet në fund të tabelës me 15 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat