Dortmundi mezi barazon, Gruda 81 minuta

Futboll

Dortmundi mezi barazon, Gruda 81 minuta

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 20:33
Pamje nga ndeshja

Dortmundi mezi ka marrë një pikë në konak të Leipzig-ut, duke luajtur baras (2:2) në takimin e javës së 23-të të Bundesliga I.

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, u paraqit titullar për Leipzig-un, duke u zëvendësuar në minutën e 81-të.

Futbollisti Baumgartner shënoi në minutën e 20-të dhe në minutën e 39-të, për epërsinë 2:0 të vendasve.

Dortmundi këndellet në pjesën e dytë duke shmang humbjen falë golave të futbollistëve Romulo Cardoso (50'-autogol) e Silva (90+5').

Dortmundi e zë vendin e dytë me 52 pikë e Leipzig të pestin me 41 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat