Rikthehet Nedim Bajrami i “artë”

Futboll

Rikthehet Nedim Bajrami i “artë”

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 22:01
Nedim Bajrami

Livingston – Rangers ka dhuruar 4 gola dhe emocione të forta, por nuk ka pasur fitues.

Pa u futur në lojë sulmuesi i Kombëtares Nedim Bajrami, Rangers po humbiste 0:2, por me inkuadrimin e shqiptar, loja mori tjetër rrjedhë.

Konkretisht në minutën e 79-të, Bajrami futet në lojë, ndërsa pas 2 minutash jep asist në golin e parë të Rangers, me autor Emmanuel Fernandez.

Pikërisht ky episod i dha më shumë “zemër” skuadrës së drejtuar nga Danny Rohl.

Pas 7 minutash, Rangers shënon sërisht me Moore, kësisojë duke evituar humbjen.

Pas 28 javësh në Premiership të Skocisë, Rangers gjenden në vendin e 2-të me 56 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Hearts.

Për informacion, Nedim Bajrami është rikthyer në ekip pas një periudhe të vështirë, shkak problemet fizike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat